Balluku e pandehur në SPAK, Artan Hoxha: Shqiptarët paguajnë 90 mijë euro çdo ditë për “tigrat” e Belindës

Balluku e pandehur në SPAK, Artan Hoxha: Shqiptarët paguajnë 90 mijë euro çdo ditë për “tigrat” e Belindës

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio telvizive, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me marrjen të pandehur dhe pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, e cila mbante postin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Hoxha e cilësoi këtë ngjarje si një moment kyç për të testuar funksionimin real të institucioneve të reformës në drejtësi. “Ngjarja e Ballukut është shumë e rëndësishme dhe serioze. Besoj se jemi në një situatë ku na shërben si vijë demarkacioni për të parë nëse institucionet e reformës në drejtësi funksionojnë,” u shpreh gazetari. Hoxha vuri në dukje se këtë herë kryeministri ka vepruar ndryshe nga rastet e mëparshme, kur zyrtarët e lartë zëvendësoheshin nga funksionet para se të përballeshin me SPAK. “Ndryshe nga rastet e tjera,...