Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ligji po keqpërdoret”/ Gjokutaj: Zyrtaret nën hetim mbeten papritur ‘shtatzëna’ pas thirrjes së SPAK
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar mbi mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret një dispozitë e Kodit të Procedurës Penale që parashikon trajtim të posaçëm për gratë shtatzëna të thirrura nga organet e drejtësisë. Gjokutaj thotë se në praktikë disa zyrtare të dyshuara për korrupsion apo abuzim me detyrën shpallin shtatzëninë sapo marrin fletëthirrjen nga SPAK apo Prokuroria, duke e cilësuar këtë fenomen si një deformim të ligjit dhe tentativë për shmangie të përgjegjësisë penale. Ai e përshkruan situatën si “të turpshme dhe komike”, duke ironizuar se kjo po shndërrohet në një “mekanizëm shpëtimi” për zyrtaret e përfshira në hetime. Postimi i plotë: Të nderuar Miq!Lexojeni pikën 2 të nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale! Një gjë krejt normale dhe humane!Por këtu në Shqipëri...