Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Pandoro-gate”/ Prokuroria kërkon një vit e tetë muaj burg për Chiara Ferragni-n, deri tani ka paguar 3.4 milionë euro
Kërkesa e Prokurorisë u paraqit këtë mëngjes në Gjykatën e Milanos: Ferragni hyri në ndërtesë përpara hapjes së zyrave për të shmangur fotografët. Është kërkuar gjithashtu dënimi i ish-krahut të saj të djathtë, Fabio Damato. Pala civile është shoqata “Casa dei consumatori”; të gjitha palët e tjera kanë arritur marrëveshje jashtëgjyqësore. Për akuzën e mashtrimit të rënduar, Prokuroria e Milanos kërkon që Chiara Ferragni “të dënohet me një vit e tetë muaj burg”. Kjo kërkesë u paraqit sot, 25 nëntor, nga prokurori i çështjes Eugenio Fusco, gjatë seancës paraprake lidhur me skandalin e pandoros Balocco dhe vezëve të Pashkëve të markës Dolci Preziosi. Produktet ishin promovuar nga agjencia e influencueses si të lidhura me dy nisma të ndryshme bamirësie. Së bashku me Ferragnin, është kërkuar...