E Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn, priti këtë të martë, më 25 nëntor, në takim krerët e grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin. Siç bëri të ditur ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale, VanHorn theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike.
“E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike”, thuhet në postim.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara shton se “pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”.
Pas Bardhit, VanHorn pret edhe Ballën: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë…
