“Ne nuk mund të heshtim”/ PL, ngre akuza të ashpra: Qeveri që investon vetëm te klientët e pushtetit

“Ne nuk mund të heshtim”/ PL, ngre akuza të ashpra: Qeveri që investon vetëm te klientët e pushtetit

Sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj, ka reaguar sot ndaj projektbuxhetit të qeverisë për vitin 2026, duke e cilësuar atë si “një buxhet për klientët e pushtetit dhe interesat e një grushti njerëzish”, ndërsa sipas saj, qytetarët – veçanërisht të rinjtë – mbeten të përjashtuar nga prioritetet qeveritare. Ibraj deklaroi se arsimi “nuk është prioritet”, duke theksuar se vetëm 2.5% e PBB-së i dedikohet këtij sektori, ndjeshëm poshtë mesatares europiane prej 5%. Sipas saj, ky nivel investimesh tregon se qeveria “nuk investon në dijen, nxënësit dhe mësuesit, por në propagandë”. Ajo nënvizoi se në 10 vitet e fundit vendi ka humbur 112 mijë nxënës, çka e interpretoi si tregues të shpopullimit dhe dështimit të politikave arsimore. Ibraj përmendi gjithashtu problemet e mungesës...