Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnjë. Paraprakisht raportohet se shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sula, rival i grupit të Aldo Bares. Policia thotë se 45-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen...