Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë
Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë Të përballur me ortekun e fakteve të grumbulluara nga prokurorët në lidhje me atë që politikisht mund të gjykohet si korrupsion sistemik në prokurimet publike, apogjetë e qeverisë kanë bombarduar publikun e paktë që ka ende veshë për të dëgjuar me deklarata që normalisht do të të kallnin datën, për fundin e demokracisë dhe vendosjen e diktaturës. Këto pretendime nuk duhet të na heqin vëmendjen nga problemi i vërtetë i vendit, ekzistencën, jo aq shumë të një Republike Prokurorësh se sa të një Republike Prokurimesh të vjedhura. Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht,...