Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani
Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka qëndruar mbi 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në dalje është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Në fund, ish kryebashkiaku i Tepelenës ka deklaruar “të fala Ristanit”. Nga kjo deklaratë rezulton se Peçi është paraqitur në SPAK për një denoncim të bërë nga Arben Ristani, në prill 2025 sipas tij për një aferë korruptive. Arben Ristani ka depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, duke e akuzuar atë dhe drejtorin e bashkisë, Lorenc Bamin, për ngritjen e një skeme të mirëfilltë korrupsioni me tendera, fonde publike dhe pasuri shtetërore. Sipas Ristanit, në vitin 2017 Bami ka krijuar...