Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës

Shokuese janë detajet rreth vrasjes brutale të një gruaje 75-vjeçare në Salaminë nga nusja e saj. Autorja e krimit rrëfeu vrasjen duke treguar arsyen pse hyri në banesën e vjehrrës së saj. Sipas protothema.gr, gruaja shkoi për t’i grabitur një shumë prej 1.100 euro, megjithatë, situata doli jashtë kontrollit pasi viktima e njohu. Ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë djalit të saj një shumë prej 10.000 euro për t’i ruajtur, por paratë humbën. Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), ndërsa bashkëshorti i vrasëses vendosi të mbledhë paratë dhe t’ia kthente nënës së tij. Ai mblodhi 8.000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i jepte së shpejti edhe 2.000 të mbetura. Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1.100 euro të tjera dhe po përgatitej...