Ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish- vjehrrit, procedohen penalisht 2 shtetas nga Malësia e Madhe

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe S. A., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Grizhë, pasi shtetasi S. H. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrit të tij, shtetasit F. P., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat i Ri, ndërsa shtetasi S. A. e ka goditur atë me grushte, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. F., 32 vjeç, banues në Shelqet, pasi shtetasja E. Gj., 31 vjeçe, banuese në fshatin Pulaj Plazh, ka kallëzuar se 32-vjeçari, për shkak të një borxhi të pashlyer, i ka marrë disa pajisje elektroshtepiake, tavolina dhe karrige, në lokalin që kjo shtetase ka patur në administrim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!