Në Vlorë presin pemët edhe në mesin e shëtitores Lungomare. Një rast i tillë është raportuar mëngjesin e kësaj të marte.
Sipas informacioneve brigada e gjelbërimit në Lungomare ka konstatuar se një pemë e llojit pishë ishte prerë me sharrë gjatë natës nga persona të paidentifikuar.
Pas konstatimit të rastit është lajmëruar policia bashkiake dhe ajo e rendit. Ka nisur verifikimi i ngjarjes dhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të evidentuar personin përgjegjës.
Pritet pishat natën në mes të Lungomares, Policia verifikon kamerat e sigurisë
