Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar.
Ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin e Policisë në aksin Plepa-Shkozet.
Në motor ndodheshin dy efektivë të Policisë Rrugore, të cilët ishin në krye të detyrës.
Fatmirësisht ata nuk kanë mbetur të lënduar, ndërsa nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndodh në Durrës, 33-vjeçari i dehur përplas me makinë dy policë
