Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Strasburgu rrëzon vettingun për gjyqtarin Shkëlzen Selimi: Shkarkimi ishte i padrejtë!
Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Me herët GJKKO e shpalli te pafajshëm Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK për refuzim për deklarim e fshehje pasurie. GJEDNJ theksoi se shkarkimi i një gjyqtari të lartë ka pasoja shumë të rënda dhe se organet e vetingut nuk respektuan standardet minimale të transparencës, arsyetimit dhe të drejtës për mbrojtje. Sipas vendimit u konstatua shkelja e nenit 6, e drejta për një proces të drejtë. Ndërsa ka publikuar vendimin, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e cilësoi këtë vendim si “një shuplakë të fortë për vettingsat thashethemexhinj dhe për një shtet që ka ngritur thashethemet në nivel kushtetues”....