Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DETAJE / Vritet në një atentat këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles
Këngëtarja e muzikës latine dhe influencuesja në rrjetet sociale, Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, është qëlluar për vdekje në Los Angeles, në një sulm të dhunshëm të ndodhur në orët e para të së shtunës. Ajo ishte vetëm 22 vjeç. Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), ngjarja ndodhi në Northridge, në San Fernando Valley, rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur persona të armatosur iu afruan një automjeti të parkuar dhe hapën zjarr ndaj pasagjerëve. Brenda makinës ndodheshin tre persona dhe të tre u plagosën nga breshëritë e plumbave. DELAROSA u transportua urgjentisht në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, përcjell A2 CNN. Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet mbetën në...