Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha pas kthimit nga Brazili: Ishin shumë të shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas kthimit nga Brazili, ku u zgjodh zëvendëspresident i CDI-së, ka zhvilluar këtë të martë një konferencë me gazetarët në selinë blu. “Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj. Në këtë organizatë, kushtuar gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në botë, natyrisht një vend kryesor zinte Ukraina, përpjekjet e kombit ukrainas...