Komisioni Europian distancohet nga deklaratat e Marta Kos për 11-Majin: Në progres-raport shprehet qartë pozicioni ynë

Komisioni Europian distancohet nga deklaratat e Marta Kos për 11-Majin: Në progres-raport shprehet qartë pozicioni ynë

Komisioni Europian është distancuar nga deklarata e komisioneres Marta Kos, e cila krah kryeministrit Edi Rama i cilësoi zgjedhjet e 11 Majit si të lira e të ndershme. Gazetarja Ambrozia Meta, iu drejtua Komisionit Europian për të mësuar nëse qëndrimi i BE-së është ai i progresraportit apo ai i deklaruar nga Marta Kos në konferencën me kryeministrin Rama. Përgjigja e Komisionit ishte e qartë: pozicioni i Brukselit për zgjedhjet e 11 Majit është ai i shprehur në progresraportin për Shqipërinë. Pyetja dhe përgjigja e Komisionit Europian Pas deklaratës së Marta Kos, gazetarja Ambrozia Meta kërkoi sqarime nga Komisioni Europian nëse Bashkimi Europian ka ndryshuar qëndrim dhe nëse qëndrimi zyrtar mbetet ai i Progresraportit. Syri Tv pyeti gjithashtu nëse qëndrimi i BE-së është ai i artikuluar...