Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

Greva ka prekur rëndë transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike, dhe pasoja e saj do të ndihen edhe në Gjermani. Kështu disa nga trenat ICE në linjën e ngarkuar Bruksel-Këln u anuluan. Sipas agjencisë së lajmeve Belga transporti publik do të jetë veçanërisht i prekur prej grevës që vazhdon deri të mërkurën. Pas grevës së hekurudhave gjatë ditës së hënë, të martën grevave në Belgjikë do t’u bashkohen personeli i spitaleve, punonjësit e kopshteve dhe mësuesit. Në grevë pritet të marrin pjesë edhe punonjësit e sektorit publik të shërbimeve postare, të pastrimit dhe mbledhjes së mbeturinave si dhe të transportit lokal. E mërkura pritet të sjellë ndikimin më të madh, pasi grevës së përgjithshme mbarëkombëtare do t’i bashkohen edhe sindikatat e sektorit privat. Dy aeroportet më të mëdha...