Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sot takimi në Abu Dhabi, amerikanët dhe rusët në tryezë për paqen në Ukrainë
Paqja në Ukrainë po vendoset mes Zvicrës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Një zyrtar amerikan konfirmoi për BBC-në se një takim me zyrtarët rusë do të zhvillohet në Abu Dhabi. Kjo vjen pas diskutimeve në Gjenevë midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës mbi një draft plan paqeje. Një zyrtar tjetër amerikan i tha Reuters se Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, zhvilloi dje bisedime me zyrtarët rusë në Abu Dhabi. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, konfirmoi se plani amerikan i paqes është thelbësor. Ai theksoi se është e pamundur të diskutohet arkitektura e sigurisë pa europianët. Rusia, tha zëdhënësi i Kremlinit, është e interesuar të arrijë qëllimet e saj përmes mjeteve diplomatike dhe mbetet e hapur për negociata. “Aktualisht, e vetmja mundësi thelbësore është...