Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Afera Partizani/ Sot seanca e radhës në GJKKO, për Berishën dhe Malltezin
Në GJKKO mbahet sot seanca e radhës për gjyqin e aferës Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Në seancën e kaluar, GJKKO rrëzuar kërkesën e Berishës dhe të pandehurve të tjerë për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani nga SPAK, me argumentin se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe në prova. Bëhet fjalë për vendimet e marra nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Irena Gjoka, e cila prej kohësh është nën sulmet e ish-kryeministrit Berisha. Një tjetër kërkesë që rrëzoi GJKKO ishte edhe ajo e kompanisë Kontakt, e cila kërkonte gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes. Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të...