Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Atentati në Lushnjë, reagon Policia: Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur 45-vjeçari
Policia e Lushnjës ka reaguar lidhur me atentatin që u regjistruar mëngjesin e sotëm (25 nëntor) në afërsi të stadiumit të qytetit, te kthesa e spitalit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje. Policia informon se nga të shtënat me armë zjarri dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Julian Sula, 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 10:40, në...