Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat po zhvillon ditën e sotme një seancë dëgjimore me Grupet e Interesit për Paketën Fiskale. Në seancë ka folur një përfaqësues nga Shoqata Blegtorët Prodhues të Qumështit, shoqatë e krijuar në janar të 2023.
Ai shprehur disa nga shqetësimet e shoqatës së tij, ku ndër to përmendi shitjen e qumështit, ku tha se bëhet pa fatura. Ai shtoi më tej se duhet bërë një kontroll ashtu siç u bë më bulmetin.
“Kemi disa shqetësime që është shitja e qumështit në Shqipëri që ndodh 70% pa fatura , kur themi pa faturë sepse ne nuk e konsiderojmë autofaturë. Përpunuesi e pret kur i duhet me çmimin që i duhet për të rregulluar bilacin e tij. Pse nuk ka një kontroll nga qeveria që të ketë një faturim të mallit direkt nga qumështi. Se kuptojmë pse fermerët nuk e faturojnë vetë prodhimin e saj. Të ketë një kontroll siç filloi dhe kontrolli i bulmetit. Subjektet sot që flasim punëojnë nderi në kufitin 10 milionë lekë. Këto janë arsyet pse fermerit i merret qumshëtit me 45 lekë. Qarkullon nën dorë pa faturë.”, u shpreh përfaqësuesi i shoqatës.
Ai përmendi si një tjetër shqetësim edhe mospagimin e subvencionve këtë vit për fermerët.
“Problem tjetër shqetësues, është se fermerët për këtë vit kanë një mangësi në pagesat e subvencioneve të vitit që është duke u mbyllur. Në shoqatën tonë lajmërojnë shumë fermerë që nuk kanë marrë asnjë lek për litër, krerë apo naftën. Nuk e kuptojmë se pse në 11 muaj nuk merren këto lek. Dhe të gjithë fermerët, blegtorët janë me sy se çfarë do ndodhë. A do të merren lekët këto 20 apo 30 ditë, para që ju janë premtuar”, shtoi ai.
Shqetësohen fermerët/ Shitja e qumështit pa faturë dhe mospagimi i subvencioneve
