Agim Nesho deklaroi se çështjet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk janë më raste të izoluara, por prova të një korrupsioni të organizuar që lidhet drejtpërdrejt me kupolën e pushtetit, përfshirë ministren Balluku. Ai theksoi se vizita e ministrit të Jashtëm gjerman drejtpërdrejt në SPAK duke anashkaluar Kryeministrin Ramaështë sinjal i qartë i pakënaqësisë perëndimore dhe i mbikëqyrjes së shtuar ndaj qeverisë shqiptare.
Nga ana tjetër, Bushati theksoi se SPAK-u historikisht ka shërbyer si instrument për të prishur ekuilibrat politikë, ndërsa sot mbetet e paqartë nëse veprimet e tij të fundit janë shenjë “trimërimi” të vërtetë, apo produkt i presionit ndërkombëtar.
Ai paralajmëroi se korrupsioni që po del në dritë është i strukturuar dhe i pandarë nga vetë kryeministri, ndërsa masa të buta si “arrestet e shtëpisë” tregojnë se Rama ende kontrollon kufijtë e hetimeve.
Pjesë nga debati:
Bushati: Ky nuk ka nisur akoma as tanke, as avionë drejt qyteteve të Shqipërisë. Sepse edhe Berisha akoma s’ka kapur armët si në ’97-ën. Edhe ky akoma s’i ka kapur armët. Armët ia morën. Ashtu si në ’98-ën, protestuesit ia morën armët shtetit. Këtu, dy herë që shteti ka guxuar t’i nxjerrë armët në pazar, protestuesit ia kanë marrë.
Nesho: Ka një linjë për ta shpjeguar këtë me një fakt që do të ndodhë edhe ditët në vazhdim. Ky nuk ka nevojë të nisë armë. Një çështje e SPAK-ut, shumë shpejt, e evidentuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga opinioni publik, është ajo e “Tigrit 1” dhe “Tigrit 3”. Çfarë është? Një gazetar amerikan më tha se po bëjmë një rubrikë për të folur për këtë korrupsion, i cili fillon dhe daton që në kohën e Bangladeshit, kur kryeministrja atje e akuzuar me dënim me vdekje një nga shtatë akuzat i ka për vjedhje të popullit të saj me miliona dollarë shpërdorim. Domethënë, ky SPAK që e ka parë si një çështje të thjeshtë, si çështje “Balluku me Kimin”, këtu është shumë e qartë: kemi të bëjmë me një korrupsion të organizuar. Shiko, këta nuk prekin… Ka thënë një gjë të mençur Bushati: “Unë dua që ky SPAK të marrë një çështje që nga fillimi deri në fund. Të ma shpjegojë si është.” Nuk bëhet fjalë për çështje që nuk kanë përgjegjësi dhe nuk kthejnë të drejtat e shkelura të këtij populli. Duhet t’i kthejnë lekët, o vëlla. Duhet goditur sistemi që është ky vetë kryetari i grupit të strukturuar kriminal. E ka thënë ndihmësi i tij kryesor. Edhe ky po e provon nga dita në ditë.
Bushati: Jemi dakord të gjithë që SPAK-u ka qenë vegël për të prishur ato ekuilibra politikë në Shqipëri. Tani, a kemi në këtë moment një lloj trimërimi të SPAK-ut? Dhe a ka një forcë tjetër amerikanët thonë disa që e ka bërë këtë trimërim? Më duket se ky është elementi i ri për të cilin ia vlen të diskutohet. Sepse t’i biesh SPAK-ut, këtë e kemi bërë gjithmonë.
Nesho: Po ta jap një shembull. Shembulli i dytë. Erdhi, më fal, edhe këtë, mik… Erdhi ministri i Jashtëm gjerman? Çfarë vizite bëri? Ishte një vizitë protokollare. Si kryetar i Procesit të Berlinit, ai ka përgjegjësinë dhe frymëzimin për të futur vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në kohën që Rama shkoi në Bruksel, ai nuk takoi asnjë personalitet në Shqipëri, përveç ministres së Jashtme, që e ka detyrim se është kolege, dhe shkoi bëri vizitë në SPAK.
Ndërkohë, në Serbi takoi Vuçiçin, takoi kryeministrin, presidentin dhe të tjerë. Dhe e di cili ishte mesazhi në konferencë për shtyp? E ndoqe? “Drejtësia e pavarur,” tha. Domethënë, ka një drejtësi jo të pavarur. Institucionet e shtetit dhe shteti i së drejtës… Këta janë burokratët e Brukselit. Unë them: shtetet anëtare janë ato që do të vendosin për këtë.
Bushati: Po lëre mo… Po dëgjo… Unë po flas për shtetet anëtare.Folësi 2: Se Marta Kos është nga ato klientet e kryeministrit. Ka trimëri SPAK-u apo ka lojë me masat? Sepse aty Rama është i qartë që nuk e lejon të shkojë më tej. Dikush i ka trimëruar. Dikush, ndoshta… Se ore, ne mund të mblidhemi pas një muaji dhe të themi: “Siç shkëlqeu…”
Nesho: Vizita gjermane në SPAK është sinjal kundër Ramës, korrupsioni ka prekur majat e pushtetit
