Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Raporti tronditës i OKB: Një grua u vra çdo 10 minuta nga familjarët ose partnerët në 2024-ën
Çdo 10 minuta, një grua humbi jetën nga dhuna e ushtruar nga partneri ose një person i afërt me të gjatë vitit 2024, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe UN Women publikuan shifrat në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Sipas raportit, rreth 50,000 gra dhe vajza u vranë vitin e kaluar nga partnerët ose anëtarët e familjes. Kjo përkthehet në 137 femra të vrara çdo ditë. Organizatat e OKB-së thonë se 60% e viktimave femra të vrasjeve në mbarë botën u vranë nga njerëz të afërt, si partnerët, baballarët, vëllezërit apo të afërm të tjerë. Në krahasim, vetëm 11% e burrave të vrarë ishin viktima të të afërmve të tyre....