Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur një dosje të re për zv/kryeministren Belinda Ballukun dhe ish-kreun e Tatimeve, aktualisht deputet të PS, Ceno Klosi. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja e cila kërkoi fillimin e hetimit pasuror për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.Kalaja akuzon Klosin dhe Ballukun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”, ndërkohë që zv.kryeministren e pezulluar tashmë nga drejtësia e akuzon edhe për “shkelje të barazisë në tendera”. SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025. “Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj. Materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thotë SPAK.
Detajet nga kallëzimi
Sipas kallëzimit, kompanitë e lidhura me personat e kallëzuar, si “ORHER” sh.p.k dhe “SEAN” sh.p.k, dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme financiare të dyshimtë, me fitime të paligjshme dhe shpërdorim detyre, për të favorizuar interesat e personave të caktuar. Dokumenti përmend edhe përfitime të dyshimta të aksioneve, huamarrje dhe marrëveshje biznesi midis të kallëzuarve dhe personave të lidhur me ta.Kalaja i ka kërkuar SPAK nisjen e hetimeve për personat e mëposhtëm: – Ceno Klosi, Deputet (ish Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deri në marrjen e kësaj detyre). – Genti Klosi, vëllai i zv/Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. – Mirel Mjekra, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U. – Sara Korreshi e datëlindjes 1997, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U. – Maria Mino e cila në vitin 2021 ka qenë e punesuar si menaxhere lokali pranë kompanisë “T.O.V 2019” sh.p.k, sot: Administratore e shoqërisë “ORHER” sh.p.k; Administratore e shoqërisë “ART 2023” sh.p.k; “MARIA MINO”, Person Fizik. – Taulant Hoxha, themelues i kompanisë “SEAN” sh.p.k, me NUIS M11829504Q. – Oliver Ushina, Administrator i i kompanisë “SEAN” sh.p.k. – Aulona Gaxhenji, ortake e shoqërisë “ORHER” sh.p.k. – Julian Dhima, themelues i Shoqërisë “Finvest” sh.p.k. – Ernola Zenunllari, administratore e Shoqërisë “Finvest” sh.p.k. – Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k. – Antigoni Çobo, aksionere e kompanisë “TEA CO” sh.p.k. – Teuta Rista, bashkëshortja e Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.”.
Manovrat me pronësitë e kompanive dhe investimet e dyshimta
Emisioni “Plug” denoncoi pak kohë më parë se si Ceno Klosi, ndërtoi edhe një perandori financiare, duke përdorur të afërmit e tij, të cilët fillimisht u punësuan në shtet dhe befas u shndërruan në biznesmenë të suksesshëm e përfitues të fondeve dhe lejeve nga shteti. Që prej marrjes së detyrës së parë në vitin 2013, Ceno Klosi nisi forcimin e pozitave të tij edhe familjare, me punësime nepotike. Ndërsa ishte drejtor në OSHEE, Klosi u kujdes të punësonte si specialiste tregu kunatën e tij, shtetasen Eriselda Shehaj, bashkëshorten e vëllait, Genti Klosit. Por jo vetëm kaq, ai do të sigurohej që edhe motra e kunatës të mos mbetej pa punë.Matilda Merdanaj u punësua gjithashtu pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Adela Koçaj, gjithashtu kunata e Cenos, u punësua si drejtoreshë pranë Agjencisë Ekonomike Mbështetëse, një institucion i krijuar në vitin 2018 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ndërsa punësimi i radhës do të ishte tezja, Donika Klima, e cila rezulton e punësuar pranë FSHU. Në këndvështrimin e parë, gjithkush mund ta justifikonte këtë valë emërimesh nepotike me argumentin se familjarët e drejtuesve nuk janë të përjashtuar nga punësimi në shtet. Por jo — nuk është vetëm kaq. Familjarët e punësuar falë influencës së Ceno Klosit, me rritjen e tij në karrierë, do të shndërroheshin gjithashtu në biznesmenë të suksesshëm, duke plotësuar kështu panoramën e privatizimit “de facto” të disa prej drejtorive më të rëndësishme, nga ku më pas do të merrnin miliona euro. Nga rrogëtarë, familjarët e Klosit, gjatë pushtetit të Rilindjes, do të lulëzonin si biznesmenë. Në vitin 2022 Adela Koçaj, kunata, dhe Edita Klosi, motra, themelojnë kompaninë FIPROP me objekt kryerjen e studimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Si administratore vendosin Eriselda Shehajn, nusen e vëllait të Cenos.Kompania e 3 rrogëtareve, që në vitin e parë të themelimit garanton një xhiro prej 280 mijë eurosh, nga të cilat 94 mijë euro neto deklarohen si fitim. Jo vetëm gratë e familjes, por sukses duket se ka pasur edhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Belinda Ballukut. Në vitin 2017, Genti Klosi regjistron një bar-kafe me të ardhura modeste. Por gjërat do të ndryshonin shpejt për Gentin, i cili sot mund të konsiderohet si një nga biznesmenët më të suksesshëm — e çdo gjë e arritur në një kohë rekord. Në vitin 2019 në QKB regjistrohet kompania T.O.V 2019 me ortakë Orgest Totojanin dhe Vera Musmuçën. Kjo e fundit largohet si pronare vetëm 4 muaj më vonë dhe çuditërisht figuron e punësuar si operatore në Call Center.
Prapaskenat
Në vitin 2020, në këtë kompani hynë në lojë Gent Klosi, i cili blen 50 % të aksioneve nga Orges Totojani dhe tashmë bëhet pronar i gjysmës së kësaj kompanie, apo Vilës Feliz, një restorant luksoz në periferi të Tiranës. Në bilancin e vitit 2019 kjo kompani deklaron makineri dhe pajisje në vlerën 1.2 milion lekë dhe nuk deklaron se ka në pronësi tokë apo ndërtesë. Gjatë vitit 2020-2021 kjo kompani deklaron detyrime të cilat arrijnë në vlerën 21.000.000 lekë ose rreth 210.000 euro dhe në pronësi tashmë rezulton një ndërtese. Ndërsa në letra, kompania ku Genti Klosi u bë pronar, kishte aktivitet, befas më pas rezulton që ka edhe pronësi dhe ndërtesë, çka ngre dyshime, se si ish-pronarët u treguan aq zemërgjerë me vëllain e zv. Ministrit Klosi.Në vitin 2022, ortakët e tjerë tregohen po aq zemërgjerë dhe me kontratë i dhurojnë Genti Klosit edhe 50% të aksioneve të tjera dhe tashmë ai bëhet ortak i vetëm i kompanisë T.O.V 2019. Sipas kontratës, këta ortakë përpara noterit deklarojnë së nuk kanë detyrime, por bilanci flet ndryshe pasi deri në vitin 2021 kjo kompani kishte 210.000 euro detyrime. Pra bilancet dhe transaksionet e kryera mes ish-pronarëve dhe Genti Klosit ngrenë pikëpyetje të mëdha, se si një pronë me vlerë qindra milionë lekë, dhurohet me vetëm një firmë. Po aq i dyshimtë është edhe lulëzimi i kësaj kompanie, pasi Genti Klosi bëhet pronat i vetëm i Vils Feliz.Ndërsa deri dje, rezultonte me detyrime të prapambetura, në vitin 2022, kompania njeh një bum financiar, duke trefishuar xhiron, të paktën kështu deklarohej në tatimet e drejtuara nga vëllai Ceno Klosi. Për vitin 2022 kjo kompani në fushën e restoracionit 630.000 euro xhiro dhe fitim 200.000 euro. Për vitin 2023 kompania faturon 660.000 euro dhe fitim 230.000 euro. Por nuk ndalet këtu, Genti Klosi nga një lokal modest, shndërrohet në pronar i një restoranti luksoz, e tashmë do të kalojë në një tjetër nivel, si investitor në bregdet, një investim miliona euro, ku në lojë do të hyjnë edhe personazhe të tjerë. Në vitin 2022 kompania T.O.V shpk e Gent Klosi së bashku me Petrit Kovaçin dhe Ushina shpk në kuota të barabarta, themelojnë Adriatik Union. Sipas të dhënave të bilancit kjo kompani që nga themelimi zotëron një tokë dhe ndërtesë në vlerën 760.000 euro. Nuk dihet sesi dhe nga kush është blerë apo zotëruar kjo pronë por i mbetët SPAK ta vërtetojë, pasi edhe në këtë rast për familjen Klosi, pronat mbijnë nga hiçi.
SPAK hap dosjen e pasurisë së Belinda Ballukut dhe besnikut të saj Ceno Klosi, në skaner zyrtarë të lartë dhe…
