Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Detaje të reja nga hetimi i SPAK për Belinda Ballukun, gazetari: 50 mln eurot u transferuan drejt Austrisë
Gazetari Almer Toska, ka bërë publike informacione të reja në lidhje me hetimin që SPAK po zhvillon mbi ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke u ndalur veçanërisht te pista e verifikimeve pasurore. Sipas Toskës, një nga dosjet e hetimit përmban të dhëna mbi një transferim prej rreth 50 milionë eurosh nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë drejt Austrisë. Transaksioni figuron në emër të një shtetasi nga Kosova, Lirim Fejzullahu. Gazetari tha se autoritetet po analizojnë nëse ky transaksion mund të ketë ndonjë lidhje të tërthortë me Ballukun, megjithëse aktualisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. “Nëse dyshimet do të provoheshin, do të ishin ndër akuzat më të rënda ndaj Ballukut,” u shpreh Toska, duke theksuar se kjo është një nga pistat më të ndjeshme të...