Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi betohet në Presidencë
Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi betohet në Presidencë. Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill. Kujtojmë se Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Kjo e fundit pretendoi në Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese. Me ikjen e Zaçajt, gjykata duhet të zgjedhë edhe një kryetar të ri, ndërsa përkohësisht institucioni i lartë i drejtësisë drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.