Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Londra rifillon kërkimet për Ilir Kumbaron, ish-shefi i SHIK-ut të Berishës u dënua për zhdukjen e Remzi Hoxhës…
Rigels Seliman Londra ka rifilluar kërkimet për Ilir Kumbaron, ish-drejtorin e SHIK-ut gjatë qeverisjes së Sali Berishës, i dënuar në mungesë me 15 vite burg për rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Kumbaro u zhduk misteriozisht në dhjetor 2011, pikërisht ditën kur gjykata britanike pritej të vendoste për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Që prej atij momenti, autoritetet nuk patën më asnjë gjurmë të ish-zyrtarit të lartë të shërbimit inteligjent. Prej vitesh qarkullonin thashetheme të pakonfirmuara se ai mund të kishte dalë ilegalisht nga Britania. Por këtë fundjavë, media prestigjioze “The Telegraph” riktheu çështjen në qendër të vëmendjes me një shkrim të detajuar.Për herë të parë publikohet një informacion i ri që sugjeron vendndodhjen e mundshme të Kumbaros. Sipas burimeve shqiptare, ai është parë për herë të...