Prej 14 vitesh non-grata nga Greqia, Marin Mema: Nuk më lejojnë ta çoj në Strasburg sepse…

Prej 14 vitesh non-grata nga Greqia, Marin Mema: Nuk më lejojnë ta çoj në Strasburg sepse…

Gazetari i Top Channel, Marin Mema, ka folur në “Top Story” sa i përket non-gratës që i është vendosur nga Greqia në vitin 2012. Ai shprehet se nuk mund ta çojë dot këtë çështje deri në Strasburg, pasi në gjyqet greke nuk e lejojnë të kalojë shkallët përkatëse. Ai gjithashtu flet dhe për shumë persona të tjerë që janë non-grata nga Greqia për disa arsye që ai i përshkruan si absurde. “Në 2026 hyj në vitin e 14-të. Jam përpjekur ta çoj në gjykatë. Kam kontaktuar një avokat, por nuk të lënë në Greqi të kalosh shkallët përkatëse që ta çosh deri në Strasburg, sepse e dinë që në Strasburg e humbin. Nuk futesh fare në procedurë për t’i kaluar këto shkallë. Duhet të kalosh shkallët...