Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përfundon sot mandatin në GJK, Zaçaj: Dhashë kontribut sa i takon mandateve të anëtarëve përtej kahjes personale
Në prag të përfundimit të mandatit të saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një deklaratë për mediat. Ajo ka ndarë me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e Gjykatës Kushtetuese gjatë tre viteve që ajo ushtroi funksionin kushtetues. Sipas saj, viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin që është kohëzgjatja e mandateve të gjyqtarëve kushtetues. “Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm”, u shpreh ajo. Zaçaj...