21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Ish Presidenti Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vrasjen e katër qytetarëve në Bulevard në 21 Janar 2011. Topi tha se kjo është një ngjarje e cila duhet zbardhur dhe “e vërteta duhet të ndriçohet”. Ai kujtoi takimin në zyrë me ish kryeprokuroren, Ina Rama, e cila i shprehu shqetësimin se po pengohej marrja e provave për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që u shpreh se e ka inkurajuar kryeprokurorën në detyrën e saj. Bamir Topi: Parimi ëshë që e vërteta duhet të ndriçohet. Janë shprehur institucione të rëndësishme. GJEDNJ në Strasburg dhe padyshim Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka patur një lloj detyrimi të rezonojë me atë që ka kërkuar Strasburgu. Në njëfarë mënyrë është...