Ka pak frymë* në katund dhe ndoshta,janë kalbur gardhishtet në sinore,shembur mure, udhë a ledhe,dhe gjëra të tjera kësodore.
Por disa thonë se është një vajzë,të tjerë thonë se është një zanë,që sillet vërdallë pa u ndjerë,dhe kujdeset për gjithçka n’ato anë.
Në shkurt kujdeset për të mbjellat,kujdeset për të korrat në korrik,kujdeset për shpezët nëpër pyje,kujdeset për sorkadhet në Linik**.
Për atë grusht njerëzish atje,dhe që jeta u shkon gazavaj,falë saj dimri vjen më i zbutur,dhe pranvera lulëzon falë asaj.
Por askush s’e ka parë ku rri,kur shfaqet, kur humbet, si jeton,ku i gdhin netët e gjata, të ftohta,dhe mëngjeset vallë si i zgjon?
As unë s’e njoh dhe kurrë s’e kam parë,as bijë e kujt është s’e di,veç frymën e saj ndjej gjithkund,ngase me stinët ka bërë ujdi.
Vetëm dikush thonë se e ka parë,lumit të kthjellët kur lahej tek ngjiri***,si djalosh zeshkan i shkathët gushti,me të shkoi u la, kur ajo e thirri.
E dënoi kureshtja prej burri,pa thonë, ai burrë që e pa u marros,dhe ndoshta tani atij i shkon jeta,si një këngë gazavaj që (s’)po sos.
24 nëntor 2020
——————————————–
*- këtu në kuptimin njërëz, banorë**- toponim (vend malor)***- ngjir, vorbull
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHAMIR MALO: TË SHKRUASH PËR TY…

Leave a Reply