Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh
Me investimin prej 1.9 miliard eurosh përmes kredisë së paralajmëruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut po vendos një objektiv ambicioz: brenda pesë vjetësh, hekurudhat maqedonase do të kenë një linjë moderne nga veriu në jug, nëpër të cilën trenat e pasagjerëve do të lëvizin me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë drejt Selanikut dhe Beogradit, ndërsa trenat e mallrave me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë. Plani është që të ruhet sa më shumë traseja ekzistuese, mbi të cilën do të ndërtohet një linjë hekurudhore krejtësisht e re dhe paralelisht me të, të vendoset një vijë e dytë, gjë që do të rezultonte në rreth 200 kilometra hekurudhë moderne dykahëshe, thotë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë,...