Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Uashingtoni sulmon Brukselin: Politikat e BE-së rrezikojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendeve anëtare
Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar ashpër Bashkimin Europian për politikat që, sipas tij, u imponohen vendeve anëtare dhe kërcënojnë sovranitetin kombëtar dhe funksionimin demokratik të shteteve. Deklaratat u bënë gjatë një informimi për gazetarët mbi emigracionin masiv, por më pas SHBA-të e zgjeruan debatin edhe në fusha të tjera si rregullat dixhitale dhe liria e shprehjes, në vazhdën e mesazheve të nënkryetarit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas Uashingtonit, aleatët më të afërt të SHBA-ve në këtë sfidë janë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe disa zyrtarë polakë, të cilët, thotë administrata, po e përballin emergjencën me “qartësi dhe vendosmëri”. Të enjten e kaluar, Departamenti i Shtetit u ka dërguar ambasadave amerikane në Europë, Kanada, Australi dhe Zelandën...