Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“O moj e bukura Arbëri”/ Rama ndan videokartolinë: Nxënësit e “Servete Maçit”, atmosferë festive në prag të festave të Nëntorit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videokartolinë, nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi”, në prag të festave të Nëntorit. Të veshur kuqezi, me simbolet kombëtare, shqiponjën dykrenare nxënësit e shkollës “Servete Maçi” dhurojnë një atmosferë emocionuese ndërsa këndojnë “O moj e bukura Arbëri”. “MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.