Rozi Kostani: Komedia “Shumë pak vrasës”, sarkazma e ditëve që jetojmë

Rozi Kostani: Komedia “Shumë pak vrasës”, sarkazma e ditëve që jetojmë

Nga Julia Vrapi Komedia “Shumë pak vrasës” me ngjarje që vendosen në një sallon bukurie, premierë në teatrin “Skampa”. Komedia me regji të Rozi Kostanit solli në skenë situata enigmatike dhe surprizuese për publikun. Shfaqja teatrore e bazuar mbi motivet e autorit Paul Portner është dhe një ndër premierat e reja këtë sezon artistik në teatrot tonë, ku kjo komedi në skenën e Elbasanit shënoi një sukses. Ngjarjet në komedi vendosen në një sallon bukurie, ku ndodh një vrasje, ndërkohë që dëshmitarët përpiqen ta hedhin fajin tek njëri-tjetri, ndërsa një dedektiv kërkon ndihmën e publikut për të zgjidhur çështjen. Për regjisoren nga Rozi Kostani komedia me pritjen që i bëri publiku i kaloi pritshmëritë e saj. Rozi Kostani është një nga zërat e veçantë të...