“Fanoliada”, një zë që i thërret kujtesës

“Fanoliada”, një zë që i thërret kujtesës

Teatri muzikor “Fanoliada” i konceptuar sipas veprës antologjike “Albumi” të Fan Nolit. Vepra muziko-teatrale këtë nëntor në skenë me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit. Me muzikë të Blerina Shalarit dhe me rol kryesor nga aktori i mirënjohur i teatrit kombëtar shqiptar Dritan Boriçi, vepra do të ngjitet në skenë në datën 26 nëntor në Famullinë “Zemra e Krishtit” Tiranë në orën 19:00.Vepra “Fanoliada” vjen pikërisht në vigjilje të festave të nëntorit. Alda dhe Blerina Shalari patën një përvojë të shkëlqyer në bashkëpunimin me aktorin Dritan Boriçi me Homeriadën, një melodramë e Blerinës e luajtur në 11 shfaqje dhe me një konkurrim ndërkombëtar. Ndërkohë “Fanoliada” është një vepër që ndahet mes tre artistëve, ku interpretimin e 15 poezive të Albumit të Nolit, i...