“Financimet, ‘thembra e Akilit’ për partitë politike”- BIRN: Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën! Ekspertët…

“Financimet, ‘thembra e Akilit’ për partitë politike”- BIRN: Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën! Ekspertët…

Me gjithë shkeljet e zbuluara nga auditi i KQZ-së për partitë politike për vitin 2024, ekspertët theksojnë se konstatimet janë më së shumti formale, ndërsa bëjnë thirrje për hartimin e një ligji të ri dhe rishikimin e parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike. Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën. Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike...