Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Merr fund rrethimi në Orosh! Dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, po dorëzohen në këto momente. Sipas burimeve, negociatat e vazhdueshme të policisë kanë dhënë rezultat. Pas përpjekjeve të mëparshme me vëllain dhe më pas me motrën e njërit prej të izoluarve të armatosur, forcat e rendit kanë arritur t’i bindin ata të dalin nga banesa. Operacioni antiterror, që po zhvillohej prej orësh, mbetet ende në progres për të siguruar zonën dhe për të verifikuar rreziqet e mundshme.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA” Raportohet se forcat RENEA do të kontrollojnë ambientin me qen për armë dhe eksplozivë që mund të jenë fshehur nga dy personat.