Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka konfirmuar se pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit duke nisur nga 1 dhjetori. Gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr. 11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, ajo theksoi se bonusi do të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas saj: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Pensionistët që marrin më pak se 200 mijë lekë të vjetra në muaj, do të përfitojnë 150 mijë lekë të vjetra bonus.
Pensionistët me pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin 100 mijë lekë të vjetra.
Ibrahimaj shtoi se mazhoranca ka planifikuar një fond prej 1.7 miliardë euro deri në vitin 2030 për pensionistët, që përfshin bonuset e fundvitit dhe indeksimet vjetore, me një mesatare rreth 50 milionë euro shtesë çdo vit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
“Bonusi i fundvitit do të jetë dhe do të shpërndahet në 1 dhjetor, ashtu si vitin e kaluar. Ky është një angazhim serioz i buxhetit të shtetit për mbështetjen e të moshuarve”, u shpreh ministrja.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
