Telefonata Xi-Trump: Kthimi i Tajvanit është pjesë e rendit të pasluftës

Telefonata Xi-Trump: Kthimi i Tajvanit është pjesë e rendit të pasluftës

Presidenti kinez Xi Jinping i tha Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë një telefonate të hënën se “kthimi i Tajvanit në Kinë” është një pjesë kyçe e rendit ndërkombëtar të pasluftës. “Kina dhe Shtetet e Bashkuara dikur luftuan krah për krah kundër fashizmit dhe militarizmit, dhe tani duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur rezultatet e Luftës së Dytë Botërore”, citohet të ketë thënë Xi nga Xinhua. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Trump dhe Xi kishin folur në telefon, por nuk dha detaje, shkruan A2. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e tij, megjithëse qeveria e ishullit hedh poshtë pretendimin e Pekinit dhe thotë se...