Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
“Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës”. Kështu u shpreh Sali Berisha pas kthimit nga Brazili, ku edhe mori detyrën e rëndësishme atë të Zv.Presidentit të CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë. Në fjalën e tij gjatë foltores së opozitës para kyreministrisë, Berisha theksoi se presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë denoncuan narkodiktaturën e Edi Ramës “Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha. Sipas kreut demokrat këto janë mesazhe inkurajuese për të vijuar betejën për rrëzimin e qeverisë, teksa u bëri thirrje të...