Sandër Çipa: Çështja e gazetarëve shqiptarë që ndalohen nga Greqia duhet të ngrihet në nivel ndërkombëtar

Sandër Çipa: Çështja e gazetarëve shqiptarë që ndalohen nga Greqia duhet të ngrihet në nivel ndërkombëtar

Drejtues i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa ka ngritur shqetësime të forta mbi ndalimin e përjetshëm të gazetarit Artan Hoxha nga hyrja në Greqi. Çipa tha në emisionin “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa se ky nuk është rasti i parë, pasi më herët është ndaluar gazetari Marin Mema, Enrik Mehmeti si dhe vetë Çipa është ndaluar dhe vonuar në pikën kufitare nga pala greke në mënyrë të pajustifikuar. Ai tha se kjo çështje duhet të ngrihet në nivel diskutimi jo vetëm midis dy vendeve, por edhe në nivel ndërkombëtar. “Shpresoj të kemi reagime në nivel të lartë diplomat. Sepse nuk është vetëm rasti i zotit Hoxha, por janë edhe shumë gazetarë të tjerë, të cilësuar si të rrezikshëm. Janë rastet e gazetarëve që trajtojnë çështjet...