Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kufiri detar dhe integrimi i Shqipërisë, Athina ka gati një plan veprimi me Tiranën
Athina po bëhet gati për përballjen politike me Tiranën pas përmbylljes së negociatave teknike të anëtarësimit në 2027. Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me qeverinë shqiptare, që përmban disa nga çështjet më të ndjeshme të axhendës dypalëshe si kufijtë detarë, lidhshmëria dhe bashkëpunimi infrastrukturor–energjetik dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas mediave greke, udhërrëfyesi që do të prezantohet më 16 dhjetor gjatë vizitës së ministres Spiropali në Athinë, rikthen bisedimet për çështjet e pazgjidhura mes dy shteteve, me në krye kufijtë detarë. Në 2020, Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që të paraqisnin mosmarrëveshjen për delimitimin e zonave ekonomike detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ende kjo çështje ka mbetur...