“Non grata” në Greqi, Artan Hoxha reagon: U trajtova si kriminel, polici grek më nxori anash…(VIDEO)

“Non grata” në Greqi, Artan Hoxha reagon: U trajtova si kriminel, polici grek më nxori anash…(VIDEO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ka reaguar pas ndalimin të tij nga policia greke në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Janinës dhe u shpall non grata në shtetin grek. Gazetari shpjegoi momentin e ndalimit dhe tregoi se si kur ai pyeti se pse po ndodh kjo, policët kufitar grek i thanë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”. “Isha duke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa....