Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Ministria e Jashtme të reagojë për Artan Hoxhën dhe gazetarët e tjerë të shpallur “non grata”
UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm. Greqia në mënyrë absurde ka shtuar numrin e masave të njëjta ndaj gazetarëve shqiptarë. Kërkojmë reagimin e shtetit shqiptar dhe organizatave ndërkombëtare të lirive themelore.Tiranë 24.11.2025 Përmes një dokumenti të firmosur dhe vulosur nga autoritetet e kontrollit kufitar, në pikën e kalimit në Kakavie, gazetarit investigativ Artan Hoxha i është konfirmuar urdhri i shpalljes si person i padëshiruar në Greqi. Arsyeja e konfirmuar në dy gjuhë, në letrën që i është dhënë gazetarit është shprehur të jetë se:“Cënon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)”. Asnjë sqarim tjetër specifik nuk i është komunikuar gazetarit të shpallur si person i padëshirueshëm dhe...