Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Banesa e rrethuar nga RENEA/ Gazetari bën profilin e Hamza Ukës: Kërcënoi gjyqtarin e prokurorin…
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, rindërtoi profilin e personit të shumëkërkuar Hamza Uka, njërit prej dy personave që u vetëdorëzuan sonte pasi u rrethuan nga RENEA, në një shtëpi në një zonë të thellë të Fushë Arrëzit, në Pukë. Dervishi tha se Hamza Uka që emrin e vërtetë e ka Erzen, ka qenë komando në Afganistan dhe prej nga aty, u kthye i radikalizuar dhe se ishte dënuar me tre vite burg, ndërsa kishte kërcënuar edhe gjyqtarin dhe prokurorin në gjyq. “Hamza në gjuhën arabe do të thotë Luan. Ai e ka emrin Erzen, por nuk e dimë nëse personat e dorëzuar janë këta, do të verifikohet. Erzeni është arrestuar në 12 dhjetor 2019 për terrorizëm, si person...