Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pezullimi i Ballukut nga gjykata? Sondazhi: 44.2% kundër, 12% të dyzuar…
“ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”. Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1209 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.7%. Pyetjes: “Si e vlerësoni vendimin e GJKKO për pezullimin e numrit dy të qeverisë”, 44.2 përqind e të anketuarve janë përgjigjur, se është ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv. Ndërkaq, 43.8 përqind e cilësuan ndërhyrje të drejtë dhe 12 përqind janë shprehur të dyzuar.