U ‘ngujuan’ në banesë prej më shumë se 10 orësh/ Nën vëzhgim prej kohësh, e kaluara e tyre kriminale

U ‘ngujuan’ në banesë prej më shumë se 10 orësh/ Nën vëzhgim prej kohësh, e kaluara e tyre kriminale

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë në Orosh të Fushë Arrëzit, ku Julian Cumraku dhe Hamza Uka qëndruan të izoluar dhe të armatosur për më shumë se 10 orë në një banesë të braktisur, ndërsa policia dhe RENEA vijonin thirrjet për dorëzim. Julian Cumraku dhe Hamza Uka u dorëzuan pas shumë orësh negociata me policinë dhe të afërmit e tyre, ndërkohë që nuk munguan as kërcënimet me armë zjarri nga ana e tyre. Gjatë orëve të izolimit, nuk munguan kërcënimet me armë zjarri, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme. Sipas burimeve, Cumraku dhe Uka ishin pikasur herët në mëngjes nga patrulla të Policisë së Pukës, çka çoi në rrethimin e menjëhershëm të ndërtesës ku fshiheshin. Burime bëjnë me dije se të dy...