‘Atje duhet të ishin mijëra njerëz’/ Tela: Një foltore para Kryeministrisë nuk mund të…

Gazetari Andi Tela i ftuar në një studio televizive foli për “Foltoren” e organizuar nga Partia Demokratike.
Tela tha se “Foltorja” përpara Kryeministrisë nuk mund të zgjasë thjesht 60 minuta dhe të flasin 7 njerëz.
Më tej, Tela tha se dhe të hënën tjetër opozita do të përsërisë të njëjtin skenar dhe kjo mungesë besimi ngre shumë pikëpyetje ndaj PD.
Duke u ndalur te pjesëmarrja në protestë, Tela u shpreh se faktit pse nuk ka shumë njerëz duhet t’i japë përgjigje Partia Demokratike.
“Me këtë organizim dhe pjesëmarrje është fuqi minimale dhe Berisha vinte nga një takim me 115 parti dhe kaq njerëz gjeti në shesh. Kur vjen të bësh një foltore para Kryeministrisë nuk mund të zgjatës 60 minuta dhe flasin 7 vetë që thonë të njëjtat gjëra që flasim përditë. E nisën në 18:30 dhe e mbyllën në 19:30 për një orë dhe sërish të hënën tjetër me të njëjtin skenar. Edhe ato të vitit 1998 kështu nisën protestat, por u rritën.
Ti e di që paraprakisht e di që do të vijnë shumë pak njerëz. Tani ti e di paraprakisht që do të vijnë pak njerëz dhe kjo mungesë besimi ngre shumë pikëpyetje. Me gjithë këto zullume të qeverisë, normalisht atje duhet të ishin me mijëra njerëz. Përse nuk dalin njerëzit njerëzit dhe këto pikëpyetjeve duhet t’u japë përgjigje PD-ja”, tha Tela.