Korreshi: Ka ardhur dita që Ramës prangat t’i vihen në mes të këtij sheshi!
Deputeti i PD, Sajmir Korreshi gjatë fjalë në Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve të opozitës para Kryeministrisë tha se, është dita për t’i dhënë dërmën kësaj qeverie e cila përditë vjedh xhepat e çdo shqiptari të ndershëm.
Korreshi u bëri thirrje protestuesve të mbledhur para kryeministrisë të vijojnë të protestojnë deri në largimin e kësaj qeverie.
“Jam mësuar të flas në parlament para hajdutëve. Sot kam emocion të veçantë para jush. Jemi mësuar ti shohim në sy e tit hemi: Ka ardhur dita që prangat t’i varen në mes të këtij sheshi po nga ju.
Të dashur nëna që nuk keni më fëmijët tuaj që flini gjumë vetëm me fotot e tyre. Të dashur bujq që sot vuani dhe punoni si në mesjetë. Të dashur minatorë që jeni ngjitur në grevë dhe për pretendoni për statusin tuaj.
Të dashur nxënës që gjeni ditë e përditë universitetet e mbyllura. Të dashur vëllezër dhe motra që eni nëpër spitale dhe nuk gjeni kura, të dashur njerëz dhe bashkëvuajtës që jeni sot te onkologjiku dhe merrni shërbimet mizerabël.
Ka vetëm një fjalë, vetëm një fjalë dhe kjo është Rama ik. Rama ik me shpirtin. Rama me 40 hajdutë ishte një fjalë dhe e kemi thënë e stërthënë po bëhen 400, po bëhen 500 hajdutë. 5D dhe 6D, me diell dhe pa diell. Rama ik, po nga ai tunel që i korrupsionit që të ka mbytur brenda.
Rama ik, Rama ik dhe s’do të lodhemi, do të themi përditë Rama ik, sepse nuk ka ngel gjë në Shqipëri pa vjedhur. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si me i pasur lekët e tyre në xhep. Si me i trajtuar sikur na hapin lëmoshë.
Të nderuar vëllezër e motra, ju që nuk keni sot që trajtoheni me ndihmë ekonomike dhe nuk keni bukë me i shtru vakt fëmijëve tuaj. Është dita jonë. Është dita me i dhënë dërmën kësaj makutërie, këtyre hajdutëve ministra që ditë e përditë vjedhin e vjedhin xhepat e çdo shqiptari të ndershëm. Rama ik me gjithë taborë”, u shpreh Korreshi.
Korreshi: Ka ardhur dita që Ramës prangat t’i vihen në mes të këtij sheshi!
